Tuna: We will hep vali corleone


Altuna Sejdiu iu është përgjigjur përfoljeve të shumta që janë bërë në adresë të saj nga persona si Noizy apo Vali Corleone.
Ajo ka përzgjedhur emisionin “Zonë e Lirë” të Arianit Çanit për t’u ballafaquar me këto pretendime.
Siç dihet, reperi Noizy, ditë më parë kishte thënë se këngëtarja nga Shkupi është njëra nga femrat e estradës me të cilat ka pasur marrëdhënie intime dhe madje e quajti atë si “më të egrën në shtrat”.
Por në “Zonë e Lirë”, Tuna deklaroi se “personi në fjalë” i kishte thënë se ato që janë publikuar në media nuk kanë qenë fjalët e tij dhe se do të përpiqej që ta demantonte një deklaratë të tillë.
Ndërsa kur jemi te emri tjetër kontravers, Vali Corleone, i cili po ashtu e kishte përmendur Tunën si njërën nga femrat që ka “njohur”, Tuna tha se njerëzit e tillë përdoren nga mediat për të joshur shikues dhe lexues, ndërsa kërkoi nga të gjithë që, siç tha, ta ndihmojmë Valin, sepse, sipas saj, ai ka nevojë për ndihmë profesionale.
Ajo qeshi me thashethemet për ekzistimin e një lidhjeje të saj me stilistin Niko Komani, ndërsa e mohoi edhe lidhjen e përfolur me reperin Cozman.